Vizioni Ynë

Falë përvojës 25-vjeçare në shërbimet e auditimit dhe kontabilitetit kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Holly & Endi Auditing shpk” – Shoqëria e Auditimit dhe Kontabilitetit, e themeluar në vitin 1997 në
Tiranë duke ofruar shërbime kontabël fillimisht dhe më pas në vitin 2000 filloi të ofrojë shërbimin e
auditimit profesional.

Ne besojmë se ofrimi i nje sherbimi cilesor fillon me frymëzimin dhe fuqizimin e të tjerëve për të
qenë kureshtarë, për të pyetur pse dhe për të zbuluar potencialin e tyre për të arritur rezultate që
nuk i mendonin kurrë të mundshme. Financa eshte nje dege mjaft komplekse por me profesionistet
e duhur dhe kualitetin elitar te sherbimeve qe ofrojme e bejme me te thjeshte per tu kuptuar.

Për Holly & Endi Auditing shpk, mardhënia, siguria dhe korrektësia e bazuar tek klientët është
thelbësore. Qëllimi kryesor është t’i japë një vlerë të shtuar klientëve të saj, ne dallojmë për
mënyrat se si e ndjekim këtë qëllim dhe në mënyrën se si ofrojme sherbimin kontabël, menaxherial
apo financiar, etj.

Një nga pikat e forta të Holly & Endi Auditing është se si respektojmë me ndërgjegje standardet
profesionale dhe etike me pavarësi, etikë, mirëbesim, në bazë të aktiviteteve të auditimit dhe të të
gjitha shërbimeve profesionale të ofruara në përgjithësi.